Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ujësjellës i ri për banorët e tre fshatrave në Librazhd, Gjiknuri: Infrastruktura, prioriteti ynë. Do të jem avokati juaj

12:21 / April 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjiknuri Librazhd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë shpejt banorët e tre fshatrave në njësinë administrative Polis në Librazhd do të marrin zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut i shoqëruar dhe nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra inspektoi nisjen e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe rrjetit shpërndarës, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm fshatrat Gajor 1, Gajor 2 dhe Polis-Gostimë. Gjiknuri shprehu mbështetjen e tij si drejtues politik për realizimin e këtyre investimeve, duke përfshirë edhe ndërtimin e rrugës. “Ky ujësjellës është shumë i rëndësishëm. Falë dhe kërkesës së kryetarit të Bashkisë, punës së mirë të deputetit e të gjithë të tjerëve kjo është bërë e mundur dhe shumë shpejt, siç më tha edhe inxhinieri, për tre muaj ky ujësjellës do mbarojë duke zgjidhur edhe problemin e ujit. Edhe pjesa parë e rrugës është bërë. Natyrshëm që unë do ta kem në prioritetin tim, por mos harroni që është dhe një situatë e vështirë. Më vjen mirë që kjo punë e parë po mbaron. Ne na del barra tani bashkë me kryetarin e bashkisë të vazhdojmë dhe me punët e tjera. Por mbi të gjitha ta gëzoni sepse uji është gjëja më e rëndësishme që kemi dhe kjo ka qenë një kërkesë e hershme e këtyre fshatrave”, tha ai.

Drejtuesi politik i qarkut nënvizoi se qeveria po bën gjithçka për të qenë pranë banorëve këtë periudhë të vështirë të rritjes së çmimeve. Ai theksoi se masat e marra janë tregues I qasjes sociale që ka qeveria. “Duhet të kuptoni një gjë, vështirësitë janë të momentit. Qeveria po bën gjithçka, kjo është një qeveri me qasje sociale. Edhe këto ndihma, qoftë për energjinë, qoftë dhe lufta që bëhet edhe për të kontrolluar pjesën e karburantit është pikërisht që njerëzit të mos dëmtohen shumë. Por edhe këto investimet nuk janë pak. Megjithatë, bashkë me kryetarin e Bashkisë ne do bëjmë çmos që të kemi prioritet dhe pjesën e infrastrukturës. Shpresojmë që kjo krizë të mbarojë sa më shpejt. Na janë bllokuar investimet për shkak të krizës, megjithatë mua më keni përfaqësuesin tuaj, avokatin tuaj”, deklaroi Gjiknuri.

Për realizmin e kësaj vepre do të shfrytëzohen dy burime që ndodhen në kuotat 1026 dhe 1028m mbi nivelin e detit. Vepra perfshin ndertimin e një depo akumuluese të ujit 200m3 nga e cila do të furnizohen me ujë tre fshatra Gajor 1, Gajor 2 dhe Polis-Gostime me rreth 2 mijë banorë. Ndërkaq për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të tubacionit të ujit të pijshëm do të shtrihet edhe një linjë me gjatësi 21’000 ml tub plastik dhe çeliku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.