Nëse deri më tani kemi menduar se Rigels Rajku, ose si ç’njihet ndryshe me emrin e artit, Noizy është beqar, si duket e paskemi patur gabim. Në fakt, reperi qëndron shumë hermetik për jetën e tij private, megjithatë, teksa ishte i ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”, ai na bëri të kuptojmë se është dashuruar me një vajzë dibrane.
“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, u shpreh Noizy.
Ndërkaq, moderatorja i shprehu urimet e saj për këtë lajm të bukur dhe reperi i’u përgjigj me një buzëqeshje, çka konfirmon faktin se ai është tashmë në një lidhje dashurie.
Ende nuk dihet se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën reperit dhe mezi presim ta mësojmë këtë. Por deri sa të vijë ajo ditë, e gjitha çfarë mund të bëjmë është thjesht të presim.