Pasi mbështetësit e Berishës rrëzuan platformën e bashkimit të Patisë Demokratike të propozuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka ardhur edhe një reagim nga Gazment Bardhi. Pasi Flamur Noka deklaroi më parë se Alibeaj e Basha janë vegla të Ramës, Bardhi i është përgjigjur me ironi Nokës duke thënë:
“Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER”, thuhet në postimin e Bardhit në “Facebook”.
Ndërkohë, kujtojmë se deputeti Flamur Noka deklaroi më parë se: Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!”
