Mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu e përfundoi para kohe ndeshjen që skuadra e tij Rayo Vallecano luante kundër Alaves në transfertë. Pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit, VAR ndërhyn dhe i thotë arbitrit se Balliu duhet të lërë fushën e lojës pasi kishte shkelur lojtarin rival. Kështu, arbitri i akordoi atij karton të kuq.
Kjo ishte hera e parë në këtë sezon për Balliun që ndëshkohej me karton të kuq, ndërsa theksojmë se deri më tani 30 vjeçari ka bërë 30 paraqitje me Vallecano-n. Përveç kësaj, ekipi i tij u mund 1-0 nga Alaves. Aktualisht, Rayo është e 14-ta në kampionat me 34 pikë.
Ndërkaq, sfida e radhës në kampionat është ndaj Espanyol-it, e cila do të luhet me datë 21 prill. Sigurisht që synimi është fitorja, e cila do ishte tejet e nevojshme për mbijetesën.
