Ashtu si në Skrapar, edhe në Paskuqan ka përfunduar procesi i votimit në Partinë Demokratike, në Degën Paskuqan, si dhe në Degën 10 dhe 16 Tiranë.
19: 08-Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega 10 Tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 10 Tiranë u shpall Andi Beliu me 65% të votave.
19:03- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega Paskuqan.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega Paskuqan u shpall Anton Pjetërnikaj me 86% të votave.
19:00 -Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega 16 Tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 16 Tiranë u shpall Eduard Rexha me 69.7% të votave.
18: 51-Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Skrapar.
Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD dega Skrapar u shpall Hajredin Bakiasi me 69% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”, komunikohet në njoftimin zyrtar.
