Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Imzot Gjergj Meta uron të gjithë shqiptarët: Për shumë mot Pashkën!

09:04 / April 17, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
90091241 2062008567278951 1778028370764759040 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për ditën e Pashkës.

Përmes një video urimi, Dom Gjergj Meta ka theksuar se “Pashka na jep mesazhin që ne nuk duhet të heqim dorë nga shpresa dhe nuk duhet të heqim dorë nga angazhimi ynë për të bërë ata kalime të bukura në jetën tonë, për të luftuar për ata kalime të bukura në jetën tone, sepse këtu është thelbi i Pashkës.”

Imzot Gjergj Meta ka përçuar mesazhin e fortë, duke u shprehur se pas Pashkës së të krishteterëve katolikë, festojnë Pashkën javën tjerër të krishterët ortodoksë, ndërsa motrat tona myslimanë po agjërojnë, thotë Imzot Meta, duke vijuar të ndajë me besimtarët edhe kumtin që kanë festat fetare.

“Festat fetare nuk janë kurrsesi një motiv për t’u ndarë, por janë një motiv përbashkues, sepse qënia njerëzore është e aftë, madje do të thoja është e thirrur që të gëzojë me gëzimin e tjetrit. Ne jemi të thirrur të respektojmë dhe të nderojmë zgjedhjen, mundin, sakfricën dhe lirinë e tjetrit.”-thotë ndër të tjera Imzot Gjergj Meta në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje të dashur miq,

Në pamundësi për të ardhur te secili prej jush, për të trokitur në derën tuaj dhe për t’ju uruar Pashkët, po e bëj këtë nëpërmjet një videomesazhi. Falë edhe rrjeteve sociale, shpresoj të arrijë në zemrën e secilit prej jush. Dëshiroj t’iu uroj Pashkët me këtë videomesazh të gjithë besimtarëve katolikë të Dioqezës së Rrëshenit duke filluar nga Mirdita e deri në Dibër, por edhe të gjithë atyre që do ta shohin këtë mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale.

Dëshiroj të jap dy mesazh në këtë video.

Mesazhi i pare. Fjala “pashkë” do të thotë kalim dhe ju ftoj për një çast të përfytyroni të gjitha ata kalime të bukura që ndodhin në jetën tonë, ata kalime që kanë ndodhur gjatë gjithë këtij viti, p.sh. kalimi nga shtrati i një spitali në një jetë të shëndetshme, apo kalimi nga qelia e një burgu në gjirin e familjes, pasi është kryer dënimi. Imagjinoni p.sh. kalimin nga bankat e shkollës drejt jetës së punës apo vendimin e dy të rinjëve të cilët kanë dëshirë të krijojnë një familje, të lindin fëmijë edhe shumë kalime në jetën tonë, të bukura, që e përtërijnë jetën tonë dhe i japin asaj energji të reja. Të gjitha këta kalime kanë të bëjnë me Pashkën. Pashka është kalim dhe këto janë shenjat e Pashkës në jetën tonë, në jetën e përditshme. Sigurisht ne, këtë kalim, e kemi kremtuar edhe gjatë meshës, gjatë liturgjisë, por është vetë jeta një kremtim pashkësh, është vetë jeta një Pashkë me këta kalime të saja ripërtëritëse.

Duhet të themi ama që fatkeqësisht jo të gjitha kalimet janë të bukura. Shpeshherë ne kalojmë nga paqja në luftë, shpeshherë ne kalojmë nga qetësia e familjes në grindje, shpeshherë ne kalojmë nga një jetë e ndershme në një jetë të joshur nga korrupsioni, apo nga një jetë përkujdesjeje për të tjerët, kalojmë në një stil jete ku abuzojmë me jetën e të tjerëve. Këta janë kalime të mbrapshta që e shëmtojnë bukurinë e jetës tonë.

E megjithatë jemi në Pashkë. Pashka na jep mesazhin që ne nuk duhet të heqim dorë nga shpresa dhe nuk duhet të heqim dorë nga angazhimi ynë për të bërë ata kalime të bukura në jetën tonë, për të luftuar për ata kalime të bukura në jetën tone, sepse këtu është thelbi i Pashkës. Në këtë mënyrë ne do të kemi një jetë më të bukur dhe do t’ia bëjmë jetën edhe më të bukur të tjerëve.

Mesazhi i dytë është ky. Sot kemi Pashkë ne të krishterët katolikë edhe ungjillorët. Mbas një jave do të kenë Pashkë vëllezërit dhe motrat tona ortodoksë. Gajtë këtyre ditëve vëllezërit dhe motrat tona myslimanë po agjërojnë. Festat fetare nuk janë kurrsesi një motiv për t’u ndarë, por janë një motiv përbashkues, sepse qënia njerëzore është e aftë, madje do të thoja është e thirrur që të gëzojë me gëzimin e tjetrit. Ne jemi të thirrur të respektojmë dhe të nderojmë zgjedhjen, mundin, sakfricën dhe lirinë e tjetrit. Dhe kështu të gjithë bashkë krijojmë një shoqëri të harmonishme, një shoqëri të jetueshme dhe të bukur.

Të dashur vëllezër dhe motra edhe një herë, të gjithë juve që po e ndiqni këtë mesah, ju uroj nga zemra për shumë vjet Pashkët. Zoti bekoftë familjet tuaja e qoftë Krishti drita e jetës tuaj. Për shumë vjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.