Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Luan Baçi kundër platformës së Alibeajt: Nuk i shërben bashkimit të PD

17:11 / April 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Baci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në një intervistë televizive, deputeti demokrat Luan Baçi ka komentuar platformën që prezantoi Enkelejd Alibeaj për bashkimin e PD.

Baçi deklaroi se platforma e paraqitur nga Alibeaj ishte jo-bashkëpunuese ndërsa shtoi se ishte bërë vetëm nga një person, dhe pa konsultuar me deputetë të tjerë. Sipas tij bashkimi i demokratëve bëhet vetëm nëpërmjet proçeseve zgjedhore, ndërsa shtoi se ky proçes është i vazhdueshëm.

Luan Baçi: Nuk është mision i pamundur, thjesht platformë e paraqitur nga Alibeaj, është jo-bashkëpunuese, jo për bashkëpunim. Një platformë e pakonsultuar, një platformë që thjeshtë është bërë nga një njeri dhe jo për të mirën e kësaj partie.

Ky proçes është i pandalshëm, nuk ka organ dhe mekanizëm për ta ndaluar. Ky proçes zgjedhor, po ecën shumë mirë dhe PD, po bashkohet çdo ditë. Në Fier sot që flasim anëtarësia po voton për të zgjedhur delegatët për Kuvendin e 30 prillit dhe kryesinë e degës. Jemi në një proçes zgjedhor të vazhdueshëm. Në Fier jemi drejt përfundimit. Sot mbaron Patosi, në datën 20 kemi degën e Divjakës për zgjedhjen kryetar dege.

Është edhe dega e Lushnjës që është në një proçes të vonuar për arsye të fushatës. Nisur nga kjo, mendoj se është një proçes që bën bashkimin e demokratëve.  Bashkimi i demokratëve bëhet në bazë të proçeseve zgjedhore, dhe bëhet mbi bazën e votës së lirë dhe demokratëve, jo me platformë dhe pika që merret ok nga disa deputetë.

Më tej ai shtoi se platforma e Alibeajt, nuk i shërben  PD, ndërsa theksoi se është një lojë që u është lënë detyrë nga Basha.

Luan Baçi: Platforma e paraqitur nga Alibeaj, nuk i shërben PD, bashkimit të PD-së, gjithpërfshirjes të anëtarësisë të PD, po është një lojë që po vazhdon Alibeaj me disa deputetë të tjerë, dhe një detyrë që u ka lënë Basha.

Alibeja Lun Baçi platforme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.