Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Reagon Bora Zemani: Asgjë nuk është e vërtetë…

17:35 / April 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boraaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Bora Zemani ka zgjedhur të reagojë për herë të dytë lidhur me historinë e dashurisë e cila u bë tejet publike në Big Brother Vip me Donald Veshaj.

Ajo ka pohuar se ka pasur një falje publike dhe personalisht, duke nënkuptuar se Donaldi i ka shkruar edhe privatisht. Megjithatë ajo e ka mbyllur të gjithë reagimin duke theksuar se mes tyre nuk ka asgjë, për momentin dhe duke përgënjeshtruar edhe titujt abuzivë të portaleve të cilët kanë shkruar se dyshja mund të sillte një këngë bashkë.

“Është e pamundur të reagoj çdo ditë kjo po kjo jo! Aq më tepër që në zhurmën e këtyre muajve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj është reagimi i dytë edhe pse shof se çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, për asnjë përjetim, asnjë të vërtetë e asnjë gënjeshtër dhe më besoni këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj u përfshiva pa dashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur se si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende dhe teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime të sigurta”. Kjo është e tepër dhe po kthehet në bezdi të madhe. Çdo ditë lajme lajme të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesëm në çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prap çdo gjë merr një intererpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë!

Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhenie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj.. Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targë tjetër të parkuar poshtë (shume thieshtë e kuptueshme se nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjeter) Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të verteta ndaj po e përmbledh. Për momentin ka ASGJË! Tani të shohim përpara e të respektojme pak më shumë njëri-tjetrin! Shumë dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar Bora.

bora
reagimi

bora zemani Donaldi Reagim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:40 / June 2, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.