Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas Edi Ramës, një tjetër kryeministër e pëson keq për mosmbajtjen e maskës

19:56 / April 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kryeministrit Edi Rama i cili  në dhjetorin e vitit të kaluar u shoqërua nga policia gjermane pasi refuzoi të mbante maskën mbrojtëse ndaj koronavirusi në bordin e avionit të Lufthansa, një tjetër politikane e lartë është raportuar në polici.

Bëhet fjalë për kryeministren skoceze Nicola Sturgeon e cila kishte shkelur rregullat e koronavirusit duke mos mbajtur maskën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Skoci.

Videoja ku ajo shfaqet pa maskë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë vizitës së saj ditën e shtunë në sallonin e një berberi në East Kilbride, South Lanarkshire.

That wouldn't be Nicola Sturgeon breaking the current facemask rules today, would it? pic.twitter.com/e3jgcBIlWu

— Agent P🏴󠁧󠁢󠁳󠁣󠁴󠁿🇬🇧 (@AgentP22) April 16, 2022

Sipas ligjit në Skoci, kërkohet që në ambientet e mbyllura, duhet mbajtur maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, duke përfshirë dyqanet, transportin publik dhe parukieritë. Në video, Sturgeon duket se nuk e ka mbuluar fytyrën teksa bisedon dhe qëndron shumë afër klientëve, duke përkëdhelur edhe kokën e një djali të ri duke imituar edhe tingullin e makinës së qethjes.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë një ankesë e cila aktualisht është duke u marrë në konsideratë”, tha zëdhënësi i policisë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Partisë Kombëtare Skoceze kryeministres Sturgeon tha se “ kryeministrja u ftua në një berberhane dhe brenda pak sekondash, ajo kuptoi se nuk e kishte vendosur maskën dhe reagoi menjëherë duke e vendosur atë”

Por zëdhënësi i shëndetësisë së partisë konservatore skoceze Dr. Sandesh Gulhane MSP tha se “Videoja e tregon qartë që Nicola Sturgeon nuk e kishte vendosur maskën, ndryshe nga sa ua kërkon këtë gjë njerëzve”.

116224878 hi062974312 500x2811 1

“Është e qartë se ajo nuk beson tek rregullat, dhe pse duhet ta bëjë një qytetar apo dikush tjetër. Kjo është hipokrizi e kryeministres. Njerëzit që po jetojnë për gati 2 vite rresht nën kufizimet e pandemisë meritojnë nga kryeministrja një falje publike për këtë shkelje”, shkruajne mediat britanike.

Në dhjetor të 2020-s, Sturgeon kërkoi falje pasi ajo shkeli rregullat e COVID-19 duke hequr maskën gjatë një ceremonie mortore.

Kryeminister peson Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.