Karim Bezema është padyshim lojtari më i rëndësishëm dhe më në formë i momentit tek madrilenët, duke u kthyer në një lider për “Los Blancos”.
Ai e udhëhoqi ekipin edhe në takimin e mbrëmshëm kundër Sevillas, ku Reali triumfoi falë golit të sulmuesit francez. Benzema shënoi golin vendimtar për madrilenët ne minutën e 90+2, duke përmbysur rezultatin në 3-2.
Ky ishte goli numër 25-të për 34-vjeçarin në La Liga, që është një rekord personal për të.
/kjo është hera e parë që bomberi francez e arrin këtë shifër të golave, që prej transferimit të tij te Real Madridi në vitin 2009. 2015/16 ishte sezoni më i mirë për Benzeman, kur ai kishte shënuar 24 gola.
25 – Karim @Benzema 🇫🇷 ha marcado 25 goles en LaLiga esta temporada, la mejor marca goleadora en una misma campaña liguera de toda su trayectoria en el @realmadrid (24 en la 15/16). Galáctico. pic.twitter.com/CjyHiSRPyc
— OptaJose (@OptaJose) April 17, 2022
