Ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Me zemër ta hapur’, Fatjon Hoxha foli mes lotësh për vrasjen e partneres së tij Merushe Hazizaj nga babai i tij.
Merushja u masakrua me thikë disa ditë më parë në Roskovec, nga i ati i Fatjonit, Xhevahiri, i cili pas krimit vari veten në pemë.
Fatjoni nis të qajë teksa në transmetim, shfaqet kronika për vrasjen e grave, që kohët e fundit në Shqipëri kanë qenë të shumta. Ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por dëshiroi që emisioni të vazhdonte, duke thënë se preferon të rrëfehet.
