Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës flet për vajzën e “Show Bizz-it” që bën qitje mbi fotografinë e vjehrrës

12:45 / April 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 54
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre ditë më parë, Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës bëri publik në llogarinë e tij në Facebook, rastin e një personazhi “VIP” që sipas tij frekuenton rregullisht poligonëte  qitjes. Ky personazh shumë i njohur i showbizz-it, thotë Karamuço, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj.

I ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin eksperti i kriminalistikës nuk e bëri të ditur emrin e personazhit në fjalë por theksoi se ai që është për t’u shqetësuar në këtë rast është fenomeni.

Ai theksoi se këto sjellje mund të jenë fare miri indiciet e para të një sjellje që mund të degradojë me kalimin e kohës në një tragjedi brenda familjes.

6a7ef895 8cb7 4ac1 a271 29fbb95a1f28 640x161 1

“Personi që vijon me këto lloj sjelljesh duhet të ndalojë…Unë i frekuentoj shpesh këto ambiente, aty kam marrë vesh, që ka pasur një personazh shumë të njohur të showbizz-it. E kam marrë si shkaka, por më pas ma ka konfirmuar një gazetare e kronikës. Unë jam shqetësuar shumë.”

Ndërsa kujton atë që ndodhi në Roskovec, Karamuço thotë se problemet në familje nuk duhet t’i marrim si fenomene që shqetësojnë vetëm rrethet tranzitore rurale, por ato fare mirë mund të gjenden mes nesh.

“Merr vesh që në ekranet e Tiranës dalin njerëz që mund të degradojnë në problematika të rënda….Doja të dërgoja një sinjal publik që sytë duhet të kthehen edhe te njëri-tjetri. Të ruajmë njëri-tjetrin që të mos kemi kështu çrregullimesh.”

Sipas tij, rasti në fjalë mund të jetë një formë zbavitjeje, por mund të jetë edhe pasojë e një frustrimi të shtresëzuar nga marrëdhëniet e brendshme që mund të jetë krijuar me bashkëshortin apo familjarët e tij.

“…Kjo kthehet në opsesion… ta shprehësh me armë zjarri është një fazë disi alarmante. Nuk e dallojmë dot më pas nëse kjo qëllon për t’u qetësuar emocionalisht apo qëllon në formë testi që ta provojë në një ambient tjetër.”

Ervin Karamuço shpreson që statusi i tij të ketë pasur ndikim terapeutik për ata persona që ndjejnë edhe vetë që mund të kenë probleme ndërsa shton se të gjithë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.