Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku në SHBA për Skavicën dhe TEC-in e Vlorës

13:56 / April 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foto
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke pasur në fokus investimet amerikane në vendin tonë. Balluku u takua me përfaqëues të kompanisë Exxon Mobil dhe Bechtel, dy kompani të njohura të cilat janë angazhuar në Shqipëri në dy projekte të rëndësishme, vendosja në funksion e TEC-it të Vlorës përmes gazit të lëngshëm, si dhe projekti për hidrocentralin e Skavicës.

Balluku theksoi se kompania Exxon Mobil mbetet e angazhuar sa i takon projektit për TEC-in e Vlorës, për të cilin shprehet se tashmë është kthyer në një projekt ambicioz rajonal.

“Exxon Mobil u angazhua plotësisht gjatë takimit të zhvilluar në Houston, SHBA , për kontributin esencial në projektin LNG të Vlorës, tashmë të kthyer në një projekt ambicioz rajonal. Vepra të mëdha për vendin, me partner të fuqishëm dhe serioz”, njoftoi Balluku referuar takimit të zhvilluar me drejtues të kompanisë Exxon Mobil.

Ndërkohë, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të komapnisë Bechtel, Balluku bëri të ditur se u diskutua jo vetëm për Skavicën, por edhe projekte të tjera të rëndësishme të së ardhmes.

“Bechtel Energy Houston, SHBA – një ditë produktive mes dy skuadrave tona. Skavica, hidrocentrali i katërt, optimizuesi i kaskadës së Drinit, nuk ishte e vetmja temë e tryezës. Projekte të rëndësishme që kërkojnë ekspertizë dhe maturi janë pjesë e planeve tona të së ardhmes. Energjia dhe infrastruktura kritike, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, kërkon bashkëpunim dhe sinergji të vazhdueshme me partnerët tanë”, shprehet Balluku.

Vendosja në funksion e TEC-it të Vlorës si dhe ndërtimi i Skavicës janë dy projekte të rëndësishme në sektorin energjetik të cilat do të fuqizojnë kapacitetet prodhuese të Shqiprisë si dhe do të rrisin sigurinë energjetike në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.