Paraditen e kësaj të hëne, ylli portugez i Manchester United, Bruno Fernandes u përfshi në një aksident automobilistik teksa ishte rrugës duke shkuar për në stërvitje.
Makina me të cilën po udhëtonte fantazisti ishte një “Porsche Panamera” elektrik me vlerë 94 mijë paund, kur në një moment, mesfushori është përplasur me një fuoristrade tip “Volkswagen”.




Fatmirësisht, lojtari ndodhet në gjëndje shumë të mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime ndërkohë që shihen vetëm dëme të konsiderueshme të automjetit. Si ç’tregohet dhe në këto foto të publikuara, ai qëndron në këmbë dhe diskuton rreth ngjarjes.
