Ngrohja e temperaturave si dhe tre ditët pushim janë shfrytëzuar më së miri nga dy deputetet socialiste, Ermonela Felaj dhe Elona Gjebrea.
Të shoqëruar me bashkëshortët e tyre, dy deputetet socialiste kanë shkuar në kanionet e Osumit ku kanë bërë Rafting.
Sikurse mund të shihni dhe nga fotot, fundjava ka qenë shumë sportive për dy deputetet socialiste, të cilat duket se po marrin energji të reja para nisjes së betejës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kujtojmë që dhe Presidenti Meta jo pak herë ka sfiduar Osumin duke bërë rafting. / tirananews.al



