Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Meta në krye të partisë? LSI mban konventën kombëtare një ditë pas mbarimit të mandatit si president

14:34 / April 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konventa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar ditën e sotme në një konferencë për mediat se Konventa Kombëtare e LSI do të mbahet në datë 25 Korrik. Kjo datë përkon një ditë pas përfundimit të mandatit të presidentit Ilir Meta në postin e kreut të shtetit.

Braimllari theksoi se konventa do të jetë një moment historik për opozitën shqiptare në tërësi dhe të ardhmen e përballjes me Rilindjen.

Ai tha se konventa do të marrë vendime shumë të rëndësishme që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023, ndërsa do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese.

“Në respekt të statutit të LSI-së pika 11.28, gërma B do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemisë gjatë vitit 2020.

Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qendror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI.

Në kuadër të këtij organizimi, ngarkohen të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, delegatët e Konventës Kombëtare të marrin masa për organizimin e strukturave të LSI. Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023.

Në këtë proces intensiv riorganizimi do të jenë edhe grupet e punës për riorganizimin e strukturave të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim të cilat do të kenë një rol më të rëndësishëm në organizimin, funksionimin dhe vendimmarrjen e LSI”, tha Braimllari.

Ai u shpreh se Konventa e 25 korrikut do të jetë një moment historik për formësimin e një opozite që ngre shpresë për opozitarizmin. ‘Qytetarët kërkojnë një opozitë e cila përballet pa asnjë kompromis me regjimin rilindas, një opozitë e cila ka mbi çdo gjë interesin publik, një opozitë që denoncon korrupsionin, krimin dhe trafiqet, një opozitë që bën çdo sakrificë për qytetarët.

Konventa e 25 korrikut, do të jetë moment historik për formësimin e një opozite të tillë që ngre shpresën optimizmin e qytetarëve dhe që u rrit kurajon atyre për t’u përballur me regjimin por dhe u ngjall shpresën për ta ndërtuar jetën e tyre dhe të ardhmen në Shqipërinë”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.