Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

NATO run Tirana, maratona me kauzën e veçantë

16:23 / April 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrapim 7 696x695 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Rinia e Atlankut te Veriut nën mbështetjen e Divisionit të Diplomacisë Publike të NATO si dhe ne kuadër të aktiviteteve të Tirana European Youth Capital 2022, te Parkut i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës organizuan maratonën “NATO Run Tirana”. Një maratonë vrapimi sensibilizues në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Kongresit Rinor Kombëtar.

Maratona u zhvillua në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës duke festuar kështu edhe 13 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në NATO dhe 73 vjetorin e Aleancës.

Ky ishte edicioni i dytë i Nato Run që zhvillohet në Tiranë dhe në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve dhe programeve sportive për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi rolin që ka NATO në vendet e aleancës dhe jo vetëm. Kauza e këtij edicioni ishte e njê rëndësie të veçantë “Unë vrapoj për një hero” dhe “Heroi im është një grua”.

Nato Run nuk është një maratonë që zhvillohet vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, si në Budapest, ku zhvillohet maratona më e rëndësishme nga vendet e aleancës, çdo vit.

Me kauzën e këtij viti “I run for a hero, my hero is a woman” në maratonë morën pjesë mbi 400 qytetarë dhe 600 pjestarë të Forcave të Armatosura.

Fituesit e kësaj maratone u shpallën, Bledar Mesi pjestar i Forcave të Armatosura të NATO-s me gradën Major i cili fitoi çmimin e parë në këtë garë dhe Konstandin Çipi ish-pjestar i Forcave të armatosura i cili mori vendin e dytë.

Të dy fituesit do të shkojnë të garojnë në maratonën e Budapestit në muajn tetor. Maratona u shoqërua edhe me performanca në Amfiteatrin e Liqenit me këngë, kërcim dhe instrumentisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.