Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nuk do të marrë asnjë dietë duke i kërkuar kështu Parlamentit të tërheqë shumën e derdhur për muajin shkurt.
Sipas Kuvendit, në llogarinë e deputetit është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat, duke sqaruar se ajo çka është publikuar ishte një lapsus.
“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.
Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, thuhet në reagimin e Kuvendit.
