Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Amnistia për të ardhurat e emigrantëve, Pëllumbi: Nuk përfshihen trafikantët dhe zyrtarët!

22:17 / April 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Pellumbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka folur për Këshillimin Kombëtar. 69% e qytetarëve janë shprehur pro lejimit të amnistisë fiskale për emigrantët, ndërsa Pëllumbi shpjegoi se do të përjashtohen nga amnistia trafikantët dhe zyrtarët.

“Ne jemi një komb që gati gjysmën e popullsisë e kemi jashtë. Ne e dimë sot që të bësh një transaksion të tillë imobiliar nuk e kryen dot nëse paratë nuk i ke në bankë. Në këtë aspekt, besoj se një moment amnistie fiskale mund ta bënim edhe ne. Qëllimi nuk është të futen në qarkullim paratë e kontrabandës e korrupsionit. Qytetari nuk mund të ketë 10 milionë euro që t’i fusë në bankë. Do të ketë edhe bisedime. Besoj se jemi në fazën që ky proçes të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të pastrohen paratë e qytetarëve që i kanë me djersën e tyre”, tha Pëllumbi.

Pëllumbi ka komentuar edhe debatin me deputetin socialist Erion Braçe në Kongresin që mbajti PS-ja më në 9 prill. Ai shpjegoi se thjesht donte t’i kufizonte kohën pasi ishte e limituar. Pëllumbi shtoi se fokusi ishte që hapësira t’iu jepej fermerëve për të folur mbi problematikat që ata hasin pasi sipas tij, fermerëve nuk iu jepet një hapësirë e tillë çdo ditë, ndërsa Braçe ka mundësi të flasë në panele televizive dhe Kuvend.

“Duke qenë se aktiviteti jonë ishte në pesë panele njëkohësisht, u transmetua vetëm lajmi që kemi bërë debat, thjesht kam dashur t’i kufizoj kohën brenda minutazhit 10 minuta se koha televizive ishte e kufizuar dhe 10 të ftuarit duhej të merrnin fjalën e të flisnin. Duke pasur parasysh që ishin fermerë, e kanë të kufizuar për të folur para mikrofoni, kishim Ballën që foli vetëm 3 minuta, unë 3 minuta, Braçe ka mundësi të flasë në çdo lloj paneli, në Kuvend. Për disa gjëra që Braçe trajton edhe në jam dakord, si për disa gjëra nuk jam dakord. Grupi parlamentar është i ndarë mes këtyre opsioneve”, u shpreh deputeti socialist.

I pyetur nëse është e nevojshme të ketë ndryshime në qeveria, Pëllumbi thotë se ndryshimet janë gjithmonë të vlefshme, por qeveria e ka marrë detyrën në shtator dhe në fund është kryeministri që vendos.

“Unë mendoj se rifreskimi është gjithmonë i vlefshëm, por duhet të kemi parasysh që qeveria e re e ka marrë detyrën në shtator. Megjithatë, është kryeministri të gjykojë se kush po ecën apo jo me ritmin e duhur”, tha Pëllumbi.

amnistia Arben Pellumbi Emigrantet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.