Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS vendos sot për përjashtimin nga grupi të deputetit Orlando Rakipi pas shpalljes së të atit “non grata”

10:14 / April 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë, ish-deputeti i PDIU, Aqif Rakipi u fut në listën e zezë të SHBA-ve si person “non-grata”. Ky vendim ka shkaktuar shumë zhurmë në skenën politike shqiptare dhe një vëmendje të madhe ka marrë djali i Aqif Rakipit, Orlando Rakipi, i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Shumë kërkojnë largimin e tij nga lista e deputetëve, ndërsa PS pritet të mbajë sot një qëndrim zyrtar për fatin e tij.

Pritet që gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00, të jepet edhe verdikti final për deputetin e PS.

Nga ana e tij, Orlando dha së fundmi një prononcim për mediat ku tha se ishte i gatshëm që të linte mandatin e tij të deputetit. Ai këmbëngul që i ati është i pastër dhe ska asnjë rekord kriminal.

Deklarata e Orlando Rakipi

“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka.”, tha ai.

Po çfarë thuhet në raportin e SHBA-ve?
Në arsyetimin e tij Departamenti i Thesarit ka zbuluar arsyet se pse është marrë ky vendim, ndërsa shigjeton me akuza Rakipin.
“Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

09:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.