Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tur në të gjithë vendin në maj-qershor/ Rama për Këshillimin Kombëtar, u kërkon të tijve të adresojnë problemet e qytetarëve

11:22 / April 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbledhja e socialisteve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të socialistëve edhe për Këshillimin Kombëtar. Ai i’u drejtua ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive duke iu thënë të nisin një tur në të gjithë vendin në periudhën maj-qershor për të dëgjuar dhe adresuar problematikat qytetarëve në komunitetet e tyre.

Ngë fjalën e tij lidhur me këtë çështje, Rama u shpreh se do të vijojë puna me draftet në lidhje me çështjet e trajtuara nga Këshilli Kombëtar.

“Do doja të flisja dhe për një temë tjetër, për të cilën besoj se të gjithë deputetët do të angazhohen, siç e kemi premtuar që të adresojmë me shpejtësi dhe cilësi vendimmarrjet tanimë të qarta falë kontributit të mbi gjysme milioni shqiptarëve. Për këtë proces, ministrat respektivë janë angazhuar dhe sot pas kësaj mbledhje kemi takim për të parë se ku jemi me iniciativat e nevojshme. Ndërkohë që më pas, sapo të jenë bërë gati draftet e para, do të duhet të bëjmë një cikël diskutimesh me grupin dhe paralelisht me komisionet përkatëse. Sepse janë disa akte të rëndësishme ligjore që duhet t’i ndërmarrim dhe do bëjmë çmos që t’i marrim brenda këtij sesioni. Këto nisma të mund të nisin zbatimin dhe njerëzit ta shikojnë konkretisht rezultatin e Këshillimit Kombëtar dhe pjesëmarrjen e tyre. Ajo çka është e nevojshme është që të kemi kontribut të të gjithë deputetëve, është përpilimi i këshillit të ardhshëm kombëtar. Duhet ta diskutojmë por me shumë gjasa do të duhet ta bëjmë në fund të vitit, pasi kemi pasur dhe kemi shumë kërkesa nga qytetarët pjesëmarrës. Por tani edhe nga qytetarë të tjerë që s’kanë marrë pjesë se kanë qenë skeptikë. Eshtë me rëndësi që në temat e këshillimit kombëtar, të prekim realisht tema me interes për qytetarët. E treta lidhur me këtë, në vijim, në maj-qershor, do të organizojmë një lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, të të gjithë kryetarëve të bashkive për të trajtuar qoftë temat e këtij këshillimi kombëtar, qoftë temat që shqetësojnë komunitetet. Si dhe për të adresuar problematikat me të cilat hasemi në nivelin e qeverisjes qendrore dhe vendore. Kështu që e thash këtë paraprakisht se shumë shpejt do të na duhet të ulemi sërish dhe do të duhet të jemi të përgatitur që të diskutojmë për të dy aspektet, e para; cilat janë temat që do të duhet të trajtojë Këshilli i ardhshëm kombëtar dhe cilat janë problematikat e zonave”, deklaroi kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

09:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.