Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja e Ramës zbulon se cilët ishin e emrat e propozuar për president: Kishim mundësi të kujdeseshim për barazinë gjinore

21:17 / April 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi ka folur gjatë një interviste televizive në lidhje me programin e PS në mandatin e tretë qeverisës por gjithashtu edhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ekonomi tha se gjatë procesit të sotëm ku secili prej deputetëve shkroi tre emra si propozime për presidentin e ri, kishte pasur një reflektim personal mbi cilësitë që këta persona duhet të zotëronin. Ndër të tjera, Ekonomi zbuloi se në zarfin e propozimeve, kishte qenë edhe emri i një zonje.

Ekonomi: Ne kaluam sot në një proces që dhamë tre emra dhe secili nga ne bëmë një reflektim personal. Unë personalisht mendova se duhet të jetë një njeri që vjen me një profesionalizëm me një mënyrë që e shikon pak më gjerë dhe ka një reflektim për arritjet.

Është e rëndësishme që figura e presidentit të transmetojë gjëra kardinale. Duhet një njeri që ka përulësi, thjeshtësi dhe ajo që unë mendoj se ka shumë rëndësi është fakti që të jetë një njeri që ta dojë Shqipërinë. PS ka mundësinë e herës së parë ta zgjedhë vetë presidentin në bazë të votave.

Mendojmë se presidenti është një figurë që do t’i shërbejë vendit për 5 vite dhe kështu duhet një figurë që të ketë aftësinë të jetë i gjithë-pranueshëm sepse aty duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët dhe të harrojë përfaqësinë politike.

Pyetje: Në zarfin ku votuat për propozimet në lidhje me presidentin, kishte emër zonje?

Ekonomi: Po kishte emër zonje. Ne kishim mundësi të jepnim tre emra dhe në këto tre emra kishim mundësi të kujdeseshim për barazinë gjinore.

emrat president Rames
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.