Skuadra e Skënderbeut po përjeton këtë vit sezonin më të vështirë të kohëve të fundit, pasi aktualisht ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi i kampionatit. Pavarësisht se matematika i mban ende në lojë për mbijetesë, duket se ky mision për korçarët do të jetë i pamundur.
Megjithatë, duket sikur tek skuadra e Skender Gegës problemet nuk kanë të sosur pasi raportohet se kanë filluar edhe përplasjet mes lojtarëve.
Sipas “Panorama Sport”, raportohet se lojtarët për të cilët behët fjalë janë kapiteni i skuadrës, Vangjel Zguro dhe sulmuesi Elvi Berisha.
Zguro po mbante një fjalim para skuadrës, ndërsa sulmuesi ka thënë një batutë e cila nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit dhe kjo ka bërë që mes lojtarëve të ketë përplasje.
Skënderbeu të dielën ka një ndeshje shumë të rëndësishme, kundër Egnatias së vendit të tetë në Korçë. Një fitore do u jepte shanse sërish bardhekuqve për të shpresuar te mbijetesa.
