Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Vrau në mënyrë makabre tre vajzat e saj, ja gabimi që e “tradhtoi” 33-vjeçaren

11:07 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 625fc7718b6bb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja që “fundosin” akoma më tej Roula Pispirigou-n, 33-vjeçaren qe dyshohet të ketë vrarë tre vajzat e saj të mitura, janë duke u publikuar në Greqi.

Detajet e publikuara janë nga pediatrët që janë kujdesur për vajzën kur ajo ka pasur “kriza”.  Sipas raportimeve, Roula është përpjekur që të bindë mjekët për episodet e krizave që vajza e saj 9-vjeçare Georgina kalonte.

Vogëlushja dyshohet që te ketë humbur jetën nga administrimi i një doze vdekjeprurëse ketamine. Megjithatë, mjekët nuk i panë kurrë episodet të ndodhin dhe ky fakt kishte bërë që të kishin dyshime.

Një gabim i bërë nga nëna në përshkrimin e episodeve që vuante fëmija duket se ka alarmuar mjekët pediatër. Kur vajza e vogël u shtrua në Onassis, gjatë një bisede që Roula bëri me pediatren për spazmat e Georgina-s në shtëpi, ajo bëri një gabim që mjekia e identifikoi dhe e përmendi në dëshminë e saj.

“Ajo më tha se Georgina kishte pasur sërish kriza në shtëpi dhe për shkak të tyre u detyruan të shkonin në spital ku vajza kaloi në arrest kardiak. Kur i kërkova të përshkruante natyrën e episodit, ajo u përgjigj se Georgina po dridhej dhe se i kishte thënë: “Mami, shiko, po dridhem. “Pse po dridhem?”

Por kjo ka tërhequr vëmendjen me mjekes pasi në kështu rastesh pacientët nuk komunikojnë.

Pediatria i kërkoi të sqaronte nëse fëmija ka pasur vërtet komunikim gjatë episodit të raportuar, por më pas e ëma u përgjigj se fillimisht kishte komunikim, të cilin më pas e humbi. Megjithatë, mjekia nuk u bind. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj takim me Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH: Diskutime për çështje të aktualitetit

12:56 / September 24, 2026

 Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

12:31 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.