Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lidhja me Parkun Shebenik-Jabllanicë, Gjiknuri inspekton rrugën e re Rrajcë-Sutaj

12:03 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bc60c047 356c 4e69 ba8e d6266cbb82e7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga Rrajcë – Sutaj në Bashkinë Prrenjas është një tjetër investim i përfunduar që u vjen në ndihmë banorëve të zonës dhe e lidh atë me Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan rrugën e re me gjatësi 3 km, e cila do të rrisë potencialet turistike të gjithë zonës.

Gjiknuri siguroi se mbështetja e qeverisë shqiptare do të vijojë edhe në projekte të tjera për këtë zonë e cila gjithnjë e më shumë po tërheq turistë. “Kjo është një zonë me bukuri natyrore. Njerëzit janë punëtorë që  me djersën e tyre në emigracion kanë investuar në fshat. Këtu njerëzit kanë qëndruar dhe e shohin veten të lidhur me vendin. Ky është një lajm shumë i mirë. Më vjen mirë që edhe ju si Bashki, por edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri të mundur bërjen e kësaj rruge e cila hap dhe horizonte të reja për zhvillim pasi shkon drejt parqeve kombëtare që do të kenë interes për shumë më shumë turistë në të ardhmen. Kjo rrugë hap një perspektivë shumë të madhe për banorët dhe vizitorët e shumtë që duhet ta vizitojnë këtë zonë. Vëmendja nuk mungon dhe do vazhdojë të jetë në këto zona”, theksoi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba vlerësoi investimet e realizuara nga qeveria shqiptare në gjithë zonën e Rrajcës. “Ky është një investim i përfunduar dhe tashmë kemi një rrugë me parametrat e duhur. Dua të theksoj se Rrajca ka qenë përfituesja më e madhe e investimeve publike në këto vite. Kjo rrugë do i japë një zhvillim shumë të madh zonës pasi ngjitur kemi Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë dhe është një zonë me potencial për të zhvilluar agro-turizmin”, nënvizoi Belba.

Lidhja me Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë bën që kjo rrugë të ketë një qarkullim të konsiderueshëm dhe të kthehet në një burim mirëqenie për banorët. Kjo zonë është e pasur në resurse turistike dhe produkte bio të cilat më së miri mund të prezantohen dhe në bujtina

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.