Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis gara për punësimin e mësuesve të rinj, procedura dhe lista e dokumenteve që duhen

16:30 / April 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesuesit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatët për mësues në institucionet publike duhet të nisin me kopsitjen e dosjes profesionale, në përbërje të së cilës janë plot 13 dokumente, me qëllim që t’i futen garës e cila mund t’i çojë drejt një vendi pune në vitin e ardhshëm shkollor. “Mësues për Shqipërinë” çelet zyrtarisht në 20 maj, e për dy javë me radhë, deri në 3 qershor, zyrat vendore arsimore do të presin aplikimet me dosjet e mësuesve. Ministria e Arsimit u ka nisur letër katër drejtorive rajonale me procedurën që duhet të ndjekin me konkurrentët, nga pranimi i dosjeve deri te ngritja e komisionit të posaçëm që bën vlerësimin e tyre me pikë.

Procedura

Kusht për t’u punësuar është pjesëmarrja në provim. Ata që marrin më tepër pikë do të jenë të parët që u komunikohet vendi i punës që krijohet rishtazi, për profilin dhe ZVA-në ku ka aplikuar. Pasi të ketë bërë gati listën e dokumenteve si në tabelën përbri shkrimit, mësuesi duhet të aplikojë dyfish. Fillimisht në portal online, ku ngarkon gjithë listën e cekur, e më pas e nis përmes shërbimit postar në adresën e drejtorisë rajonale së cilës i përket. Për këtë ka afat dy javë, nga 20 maji deri në 3 qershor. Sakaq, drejtoritë rajonale krijojnë Komisionin e Vlerësimit të Dosjeve, që administron dokumentet e tyre dhe i vlerëson me pikë. Këto të fundit mblidhen me ato të testimit që iu nënshtrohen mësuesit për të kalkuluar një renditje, në bazë të së cilës bëhen punësimet më tej.

AFATET

Pjesa e parë e konkurrimit, ajo me dosje, është parashikuar të mbyllet brenda qershorit, ndërsa në muajin pasardhës, testimi. Muajt e verës shërbejnë edhe për lëvizjet paralele. Një ndryshim i bërë së fundmi në udhëzimin e punësimeve iu jep prioritet mësuesve në sistem. Kështu, me krijimin e vakancave në arsim në muajin shtator, kur pritet nisja e vitit të ri shkollor, të parëve që do t’u jepet mundësia janë ata që duan të lëvizin nga një shkollë në tjetrën. Vendet që mbeten, mbushen nga portali. Sidoqoftë, përgjatë gjithë vitit, me lejet e lindjeve apo daljet në pension, krijohen hapësira për rekrutimin e mësuesve të rinj. Tanimë është faza e dosjes, e cila ka një peshë relativisht të ulët në vlerësimin total, vetëm 20%, ndërsa ai që bën diferencën është testimi. Për këtë të fundit, me përfundimin e vlerësimit të dosjeve, MAS do të bëjë publike datën e provimit, i cili zhvillohet për të gjithë mësuesit në të njëjtën ditë. Në databazën e saj, DRAP do të nisin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore dy lista, mësuesit me pikët e dosjes së vlerësuar rishtazi dhe ata që duan të ruajnë pikët nga vitee kaluara. Brenda datës 11 korrik, QSHA do të ketë numrin e saktë të mësuesve që do të testohen, për të hartuar kalendarin e provimeve.

PËRSËRITËSIT

Pavarësisht pjesëmarrjes në konkurrim vitin e shkuar që ka rezultuar joproduktive (pa një vend pune), ata që duan të punësohen, duhet të rikonkurrojnë sërish. “Kandidati, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e fundit dhe dëshiron të konkurrojë, duhet të ngarkojë online dosjen për konkurrim. Në të kundërt, përjashtohet nga konkurrimi. Një kopje të kërkesës, kandidati e dorëzon në DRAP-në ku ka qendrën e banimit brenda datës 03.06.2022”, nënvizon udhëzimi i MAS, nisur drejtorive arsimore. Për të aplikuar në portal, çdo kandidat zgjedh një nga katër opsionet që i ofrohen: aplikon për herë të parë, bart pikët aktuale, mbart vetëm pikët e dosjes ose vetëm pikët e testimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.