Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kundërshtari i Putinit, Navalny, i bën thirrje Francës të votojë për Macron: Le Pen e blerë nga Putin

21:31 / April 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Navalny Navalnin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexey Navalny u ka bërë thirrje votuesve francezë që të mbështesin presidentin aktual Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale, duke akuzuar partinë e kundërshtares së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen për lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një seri postimesh në Twitter të dërguara nga burgu ku ai po vuan dënimin, ai thotë se Le Pen është e blerë nga Vladimir Putin.

“Është shumë ironike që një politikan i burgosur rus t’i adresohet votuesve në Francë. Por, teknikisht, unë jam në burg për shkak të një akuze kriminale të një kompanie franceze.Unë kam studiuar frangjishten në univeristet dhe e mbaj një shallë sa herë që vij në Paris. Franca zë vend në zemrën time, kështu që unë do ta provoj. Qartësisht dhe pa hezitim, unë i bëj thirrje popullit francez që të votojë për Emmanuel Macron me 24 prill. Por në këtë shkrim, unë do të bëja një apel ndaj atyre që nuk e mohojnë votën për Le Pen”.

Ai ka thënë se është shokuar kur ka kuptuar se kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe partia e saj kanë pranuar para nga një bankë që kontrollohet nga Putin.

“Kam qenë i shokuar kur kam kuptuar se partia e Le Pen kishte pranuar 9 milionë euro kredi nga banka çeko-ruse. Më besoni kjo s’ka qenë vetëm një “marrëveshje e dyshimtë”. Kjo bankë është grupi famëkeq i Putinit për pastrimin e parave. Si do të të pëlqente nëse një politikan francez do të merrte një kredi nga Cosa Nostra? Epo, kjo këtu është e njëjta gjë. Nuk dyshoj për asnjë minutë që negociatat me këta njerëz dhe marrëveshjet me ta përfshinin edhe një pjesë politike në hije. Ky është korrupsion. Kjo është t’ia shesësh ndikimin politik Putinit”, ka shkruar Navalny.

Ai i ka quajtur hipokritë politikanët konservatorë të Evropës të cilët e përkrahin Putinin.

“Sa herë që të djathtët evropianë shprehin simpatinë e tyre për Putinin për “konservatorizmin” e tij, unë jam krejtësisht i hutuar. Putini dhe njerëzit e tij të lartë janë krejtësisht të pamoralshëm dhe i përbuzin vlerat familjare: familjet e dyta dhe të treta dhe zonjat me jahte janë normë për ta. Pra, kushdo që e quan veten “konservator” dhe është dashamirës ndaj Putinit është në të vërtetë thjesht një hipokrit pa ndërgjegje”, ka thënë Navalny.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexey Navalny, u dënua me nëntë vjet burgim nën akuzat për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës. Procesi gjyqësor kundër tij u zhvillua në një burg të sigurisë së lartë të martën, më 22 mars. Dënimin me burgim të Navalnyt kritikët e Kremlinit e shohin si përpjekje për ta mbajtur në burg kritikun e presidentit Vladimir Putin për aq kohë sa të jetë e mundur.

Gjykata vendosi gjithashtu që Navalny të dënohet edhe me një gjobëprej 1.2 milionë rublash (rreth 11,500 dollarë). Navalny mund të apelojë vendimin.

Alexey Navalny frances thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.