“Blutë” e Beratit kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e plagosjes me mjet prerës thikë të dy të rinjve në këtë qytet.
Policia njofton:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
