Ka kaluar në debate të forta mbledhja e grupit të PD-së, ku protagonistë edhe këtë herë ishin kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në diskutim e sipër, Berisha i ka thënë Alibeajt se është i zgjedhur i Taulant Ballës dhe jo i grupit parlamentar demokrat.
Ndërkohë, Alibeaj i është përgjigjur Berishës duke i thënë se ai është peng.
Berisha – Alibeajt: Je i perzgjedhur i Taulant Balles dhe nuk je i perzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’te perfill. Te mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Balles.
Alibeaj-Berishes: Peng je ti.
Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…
Alibeaj: Me fyerje personale mos te vazhdoje.
Berisha – Aliabeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vertete nuk mund te imagjinoje kurre te marre pjese ne nje proces mafioz te zarfeve sekrete.
