Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas akuzave të Tabakut për ujin, Rama: Do pija një gotë ujë në shtëpinë tënde, do bëja dhe video në Tik-tok

11:49 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 621629188dba9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka lëshuar një sërë akuzash lidhur me furnizimin me ujë dhe ndotjen e tij, ku tha nga foltorja e kuvendit se asnjë prej deputetëve nuk pi ujë në çezma për shkak të rrezikut të ndotjes. Tabaku vazhdoi edhe më tej dhe deklaroi se për bërë të realizuar një premtim të pa mbajtur, qeveria tashmë kërkon një borxh prej 80 milion eurosh.

“Të jesh 9 vjet në qeveri dhe thoni si kemi qenë para 9 vjetësh. Vetëm tek ju e shohim këtë. Fakt se në 2017 u tha se do rritje tarifa e ujit me 44%. Dhe thanë se do keni ujë 24 orë” “Tani thoni se do merrni kredi 80 milion euro për të bërë premtimin për furnizimim me ujë. Atë premtim që rriti tarifat në 44%. Vijnë këtu dhe na sulmojnë ne që jemi në opozitë. PD nuk është në situatë të mirë sot. Është e kotë të themi që jemi mirë, por të vërtetën do e themi. Qytetarët e presin këtë ata që hapin çezmën dhe pi ujë  aty. Asnjë deputet nuk e hap çezmën për të pirë ujë”, tha Tabaku.

Ndërkohë, në përgjigje të akuzave të Tabakut reagoi kryeministri i vendit, Edi Rama i cili nuk ngurroi të ironizojë me deputeten e PD-së. Kreu i qeverisë tha se nëse Tabaku e fton në shtëpinë e saj, ai jo vetëm që do pijë ujë nga çezma, por do bëjë dhe video në Tik-Tok teksa pi gotën e ujit.

“Meqë zonja tabaku foli për ujin e Tiranës, meqë si dëshmitari zonjës Tabaku e ndjej për detyrë sot me tu kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku të më presë në shtëpi dhe të pi edhe aty një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në tik-tok”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.