Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar i prerë se nëse Sali Berisha merr drejtimin e Partisë Demokratike, qeveria do ndërpresë çdo marrëdhënie me PD-në.
“Me Saliun nuk kemi punë. Ai ka vdekur për ne. Me të vdekurin nuk kemi punë. Ne nuk e zgjedhim. Ne do ndërpresim cdo marrëdhënie me PD nëse ju do zgjidhni Sali Berishën në krye të PD. Nuk ka gjë të rëndë për ju. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur që i udhëheq është gjallë është për mëshirim” deklaroi Rama.
