Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti i ri/ Rama: Duam të zgjidhet në 3 raundet e para, opozita të sillet me respekt në këtë proces

12:57 / April 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20210323143836kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhur me çështjen kryesore të ditëve të fundit, atë të zgjedhjes së presidentit të ri, Kryeministri Edi Rama u shpreh se kreu i ri i shtetit do synohet të zgjidhet në 3 raundet e para, qoftë edhe duke marrë votat e një pjese të opozitës.

Gjithashtu, teksa theksoi se qeveria dhe Partia socialiste nuk bashkëpunon me të vdekurit, Rama i bëri thirrje opozitës, shpirtrave të lirë të saj siç i konsideroi ai, që për këtë proces të sillen me respekt dhe t’i lënë fyerjet e sharjet.

“Z. Mediu faleminderit që e kujtuat që në 2002 presidenti u zgjodh me konsensus. Zgjedhja me konsensus e presidentit ishte në radhë të parë meritë e PS-së dhe kryetarit të PS-së sepse i kishin votat për të bërë ndryshe dhe nuk zgjodhën rrugën të bënin ndryshe.

Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët z. Mediu dhe kjo nuk diskutohet, por me të vdekurit nuk bashkëpunojmë, kjo nuk diskutohet. Ka të vdekur që janë gjallë, të cilët i kemi një që na udhëheqin në rrugën tonë të jetë. Ka të gjallë që janë të vdekur z. Mediu. Një pjesë e tyre janë të vetëdijshëm dhe tërhiqen në perëndimin tyre fiziologjik dhe kryejnë ritualin e të jetuarit me njerëzit e tyre, ka njerëz që nuk janë të vetëdijshëm. Përgjegjësia është e atyre që i ndjekin pas duke kujtuar se është gjallë dhe jo vetëm kaq, por duan të bindin dhe të tjerët.

Në 2007 një tjetër skandal. Ne bëmë atë që bëjnë të gjitha republikat parlamentare, modele të cilat janë baza edhe e kushtetutës sonë dhe për këtë arsye në 3 raundet e para kërkohet konsensus dhe unë po ju them që ne në 3 raundet e para do synojmë një president që të marrë dhe votat e opozitës. Në rast se jo të gjitha, një pjesë. Por do ju lutesha shumë të paktën për këtë proces të silleni, jo ju personalisht, po iu drejtohem shpirtrave të lirë, në këtë proces të sillen me respekt, t’i lënë fyerjet, sharjet. Jo unë nuk fyej absolutisht. Në rast se flas për të gjallë që kanë vdekur, konstatoj një fakt. Unë them ka vdek o vlla. E kam nga gjyshja, lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit, po shkove pas të vdekurve të shkon jeta kot. Nuk ka nevojë të shkoni në ekstreme dhe mos bëni atë gjënë që bëni gjithmonë për një rezultat tjetër. Ai që mungon në 8 vite përsëriti të njëjtën gjë, me të njëjtin fjalor. Gjuha e të vdekurit që vazhdon, ti si shpirt i lirë rishiko gjuhën që të mos flasësh si i vdekuri”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.