Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: SPAK të marrë në pyetje Sali Berishën, mos dyshoni ato që thotë SHBA për të

15:11 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë thirrje që SPAK që të marrë në pyetje Sali Berishën. Nga foltorja e Kuvendit, Balla hodhi akuza ndaj Berishës për skandalin CEZ-DIA, ndërsa foli për rinisjen e hetimeve. Balla kërkoi që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe theksoi se asnjëri nuk duhet të vërë në dyshim ato që thotë SHBA për ish-kryeministrin. Sipas tij, DASH e akuzon Berishën si të përfshirë në korrupsion dhe drejtësia nuk guxon ta marrë në pyetje.

“Gjej rastin ta përshëndes pasi e kritikova se thonë mediat më në fund SPAK kanë vendosur të rihapin dosjen CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hapë edhe atë çështje. Ai që foli këtu ka një kallëzim penal nga Kuvendi i Shqipërisë për një dëm të shkaktuar shtetit shqiptar.

SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë.

Është shitur një mall shtetëror pa i ditur vlerën dhe nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo. Nuk e di njëri që ato u dhanë, u paguan. Pas 3 vitesh Sali Berisha e riktheu pas e anuloi privatizimin. Të shkojë drejtësia dhe ta marrë njëherë në pyetje Sali Berishën. Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA. Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar. Për çfarë duhet ta besoj unë SPAK nëse ai është i përfshirë. Prandaj Sali veri këto se kërcënove edhe kryetaren e Kuvendit, harroje ti Sali që mund të kërcënosh më ndonjë socialist apo qytetar se ç’bën me të tutë”, u shpreh Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.