Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana dhe Beogradi përplasen ashpër për ‘Shqipëria e Madhe’ në OKB

15:59 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ferit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e djeshme të OKB-së ka pasur një debat midis ambasadorit të Shqipërisë Ferit Hoxha dhe ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviç i cili përmendi “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se qëllimi i Kosovës është krijimi i saj dhe jo formimi i shtetit.

Duke i replikuar akuzave të tij Hoxha tha se agjenda e vetme e Shqipërisë është hyrja në Bashkimin Europian dhe krijimi i një Ballkani të Hapur.

“Synojmë të ndërtojmë një Ballkan të Hapur dhe jo “një Ballkan të thyer”. Ne veçse se kemi pasë një Ballkan të thyer. Qëllimi është të kemi një Ballkan të bashkuar. Mësimet nga tragjeditë e viteve të 1990-ta tregojnë për rrezikun nga gjykimet e gabuara, si dhe njerëzit e idetë ekstremiste nuk duhet të diktojnë të ardhmen. Të rinjtë e rajonit të Ballkanit kanë të njëjtin synim: një jetë më të mirë, liri, mundësi dhe anëtarësim në Bashkimin Europian. Asgjë e mirë nuk vjen nga dëmtimi i fqinjit tuaj”, tha Hoxha.

Selakoviç, duke iu drejtuar delegacionit të Shqipërisë, tha se Serbia dëshiron të shohë një “Ballkan të hapur” dhe se ai nuk po fliste për qëllimet e Shqipërisë, por përkundrazi, ai po fliste për “dëshirën e Albin Kurtit për një “Shqipëri të Madhe”, të cilën ai e ka shprehur shpesh.

Hoxha tha se Kosova nuk është çështje e paqes apo sigurisë, por e ndërtimit të shtetit ku shtoi se mandati i UNMIK-ut duhet të përfundojë për të shërbyer në një vend ku prezenca e OKB-së do të ishte më efektive.

“Me kënaqësi do të sfidoja secilin, në këtë Këshill dhe jashtë tij, që të argumentoj dhe ta dëshmoj se Ballkani sot nuk është në situatë shumë më të mirë me Kosovën si vend të pavarur. Pavarësia e Kosovës është zgjidhur 14 vjet më parë dhe nuk është temë për diskutim. Kosovarët kanë bërë zgjedhjen e tyre”, ka thënë Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.