Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari gjendet me fyt të prerë në mes të rrugës në Itali

18:09 / April 21, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar është gjetur i vdekur në Reggio Emilia të Italisë. Viktima është identifikuar si Aineo Redo 49 vjeç, me origjinë nga Bulqiza por banues prej vitesh në shtetin fqinj. Ai nuk ka asnjë precedent penal.

Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari u gjet me fyt të prerë me thikë. Ka qenë një kalimtar që e konstatoi në rrugë të vdekur dhe më pas lajmëroi policinë.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por nuk përjashtohet as pista e vrasjes dhe që autori i pretenduar të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të konfonduar hetimet.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Një element tjetër që pritet të ndihmojë hetimet janë edhe kamerat e sigurisë në zonë, që janë sekuestruar nga hetuesit për t’u analizuar.

Viktima Aineo Redo ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Ai ishte diplomuar në Itali për drejtësi dhe punonte si avokat për çështjet e emigracionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Protesta e “Flamingove”, masa të shtuara sigurie te Kuvendi/ Gardhe metalike dhe bllokim i akseve

08:55 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.