Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agron Gjekmarkaj për Zërin e Amerikës: Basha u dorëhoq, tani është radha e Berishës të veprojë njësoj

20:20 / April 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur mbi krizën më të rëndë që po kalon PD që nga themelimi i saj.

Intervista:

Çfarë roli duhet të ketë PD për Presidentin?

Ne kemi një kulturë të keqe me bojkotimin, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje lokale. Largimi nga përgjegjësia, përballja për mua është fshehje. t’I ikësh realitetit. PD duhet të jetë pjesë e procesit paçka sa seriozisht mund ta ketë kryeministri edhe pse duket se ai e ka në mendje presidentin thjesht po bën teatrin e zakonshëm. PD duhet të dalë me propozimet e veta. Besoj se do të ishte një gjest pozitiv që presidenti duhej t’i lihej opozitës. Procesi është farsë, ai do ta degradojë më tepër opozitën. Por ajo duhet të jetë aty me propozimet e veta.Nga qëllimi i vizitës në SHBA te situata në PD/ Gjekmarkaj për VOA: Basha u dorëhoq, tani është radha e Berishës të veprojë njësoj
Kush e përfaqëson sot PD?

Grupi I saj parlamentar është institucioni legjitim. Proceset e ndodhura përfaqësojnë vetëm një pjesë të demokratëve, nuk çojnë në bashkimin e demokratëve. Duhet lënë mënjanë procesi I tanishëm dhe të hapet një proces gjithëpërfshirës. Është fatkeqësi që gjithçka varet nga dora e një njeriu. Unë besoj se PD duhej të ndahej nga Berisha në 2-13-ën. Duhet të ndahej politikisht dhe kulturalisht. Fatkeqësisht këto nuk ndodhën, dhe mbahemi pas faktit q ai është non grata.

Qëllimi i vizitës në Washington

Është një moment krenarie që jam pritur në DASH dhe vizitave në institucione të tjera të vendit.

Cila mund të ishte zgjidhja në këtë pikë?

Ka një ekstremizëm në PD. E kam mbështetur Bashën dhe nuk kam pendesë. Ai e bëri aktin, u dorëhoq dhe tani I takon Berishës të bëjë aktin e tij. Bashkimi mund të gjendet përtej Bashës dhe Berishës. Ka plot burra dhe gra që mund të marrin drejtimin e PD. Është absurditet që PD nuk mund të gjejë lider. Nuk ka ngelur PD vetëm te Berisha dhe Basha.

A mund të shmangej ndarja e PD-së?

Patjetër dhe në pak muaj mund të ishte ajo forca që shqiptarët duan. Dy partitë kryesore në vend udhëhiqen nga fuqia e liderit dhe kjo dyuhet të marrë fund dhe u mbyll derën elitave dhe çdo gjë agravon drejt ambicieve të tij.

Nëse Berisha zgjidhet kryetar çfarë do të bëni?

Do mbetem deputet i PD. Nuk kam asgjë për të rishikuar dhe do të ruaj pozicionin tim duke mos marrë pjesë në mbledhje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.