Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lisbona ofron transport publik falas për të rinj dhe të moshuar

23:27 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cattedrale di Lisbona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lisbona do të ofrojë transport publik falas për fëmijët, studentët dhe të moshuarit, në një lëvizje që kryebashkiaku Carlos Moedas thotë se është vendimtar në luftën e kryeqytetit portugez kundër ndryshimeve klimatike.

Moedas tha se Lisbona po ndiqte gjurmët e qyteteve të tjera evropiane. Kryeqyteti i Estonisë Talini dhe qyteti i Luksemburgut ofrojnë transport publik falas për të gjithë banorët, ndërsa qytete të tjera, si Londra dhe Parisi, ofrojnë transport falas për disa grupe fëmijësh dhe të moshuarish.

Sot, Këshilli Bashkiak i Lisbonës ra dakord unanimisht për planin, sipas të cilit të gjithë banorët nën moshën 18 vjeç, studentët nën moshën 23 vjeç dhe të moshuarit mbi moshën 65 vjeç do të kenë të drejtën e transportit publik falas në metro, autobusë, shumicën e trenave dhe tramvajet që përshkojnë qytetin.

Masa do t’i kushtojë Lisbonës, me një popullsi prej më shumë se gjysmë milioni, rreth 15 milionë euro në vit dhe do të zgjasë deri në verë. Moedas shprehu besimin se kjo nismë e Lisbonës do të shtyjë pjesën tjetër të vendit të miratojë masa të ngjashme.

“Është një moment historik. Lisbona ka një vend në këtë Ligë të Kampionëve të Qyteteve kundër ndryshimeve klimatike,” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se masa do të ndihmojë qytetarët më të varfër përballë rritjes së çmimit të karburanteve.

Lisbona publik transport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.