Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

FNSH zbarkon në Krujë për 72 orë, çfarë u zbulua nga kontrollet e imtësishme

09:48 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2018 09 12 at 10.07.25 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit është duke kryer kontrolle të imtësishme në territorin e rrethit të Krujës me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Nga sa bëhet me dije, kontrollet po bëhen nga Policia e Krujës, me mbështetjen e 10 grupeve të FNSH Tiranë dhe Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shetit.

Për të kontrolluar territorin po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera.

Në zonat me risk, në kontrolle janë përfshirë edhe forcat operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër, prej 72 orësh ka nisur kontrolli i territorit të rrethit Krujë.

Gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore. Kontrolle të imtësishme njoftohet se janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, Njësia Administrative Thumanë, në territor publik janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kontrolli në rrethin e Krujës njoftohet se po vijon dhe se do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.