Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Bordet e Qeverisë duhen shfuqizuar, Bitcoin kontrollohet nga qeveria dhe gllabëron energji falas

12:32 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të bordeve të ngritura nga qeveria për transparencën e çmimeve. Ai deklaroi se në një situatë si kjo, zgjidhja duhet të jetë kompensimi i qytetarëve për çmimet e shportës.

Gjithashtu, Berisha nënvizoi se qeveria duhet të kthehet në mburojë ndaj qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe jo të grabisë xhepat e familjarëve nëpërmjet Bordeve të krijuara.

Madje, ndër të tjera ai përmendi edhe Bitcoin-in, ku tha se ai është i kontrolluar nga qeveria dhe gllabëron energji falas nga jugu deri në veri.

“Do të thoja që kanë zgjedhur një ilaç toksik referuar bordeve. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë me rritjen e çmimeve, tre ditë më parë deklaruan se për ata që shpenzojnë mbi 700 kë/orë do të shumëfishohet çmimi i energjisë. kë godasin në këtë mënyrë? Godasin dhjetëra mijëra biznese të vogla. Ndërsa Bitcoin i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji gratis, sepse gjerësisht flitet se kontrollin e Bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare. Unë jam këtu për t’u thënë qytetarëve shqiptarë se zëri i tyre kundër spekulimit është jetik, po ashtu edhe kundër rritjes së çmimit për t’i thënë stop kësaj vjedhje të madhe që i bëhet portofolave të tyre. Unë i garantoj se nëse nuk do t’i themi stop kësaj vjedhjeje çmimet e sotme do të harrohen, nga çmimet që do të vijnë disa herë më të larta. Është koha që çdo shqiptarë të mendojë për buxhetin familjar që po i grabitet. A mund të imagjinoni ju  që ne të kemi çmimet më të larta të energjisë në një kohë kur ne e prodhojmë atë”, deklaroi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.