Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Transformohet shkolla 9-vjeçare ‘Rruhi Allko’ në fshatin Katjel, Gjiknuri: Do na keni gjithmonë në krah

11:55 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6083997e 2919 44f2 a24a 702ccd37e7e7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare ‘Rruhi Allko’ në fshatin Katjel të qytetit të Prrenjasit kanë tashmë mundësinë që të studiojnë në kushte optimale, falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan rehabilitimin e kësaj shkolle e cila ka edhe sistemin parashkollor.
“Kjo shkollë natyrshëm, meriton më shumë investime. Bashkia ka bërë gjithçka ka pasur mundësi. Ambienti është shumë i mirë. Klasat janë shumë të pastra! Duket që administrata dhe vetë personeli arsimor di ta mbajë siç duhet këtë shkollë dhe këtu meritoni një përgëzim. Nga ana tjetër ka ardhur momenti që të kemi një investim më serioz në këtë shkollë”, tha Gjiknuri.
Deputeti Gjiknuri siguroi se ky investim do të pasohet me një tjetër investim të rëndësishëm me qëllim sigurimin e mjediseve sa më të mira për fëmijët e kësaj shkolle. “Kjo shkollë ka qenë prioritet dhe një nga planet tona, por për shkak se investimet kanë shkuar në drejtime të tjera si pasojë e krizave, njëherë pandemia dhe tashmë situata me krizën e çmimeve të energjisë, ka bërë që pushteti qendror të devijojë një pjesë të mirë të investimeve dikur tjetër. Dua të garantoj se do të jetë një nga investimet e para në këtë zonë sepse është një fshat i rëndësishëm. Na keni në krah për çdo gjë”, nënvizoi Gjiknuri.
Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba u shpreh se së shpejti shkollës do t’i shtohen edhe terrenet e reja sportive. “Kemi arritur që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e gjithë baza materiale, e cila është sot në shkollë, është e re ardhur vjet. Së shpejti do realizojmë me buxhetin e Bashkisë, edhe fushën e futbollit, basketbollit e volejbollit. E gjithë kjo pjesë e rrethuar do zhvillohet më tej dhe do jetë një ambient komod për të gjithë nxënësit që vijojnë mësimin në këtë shkollë”, nënvizoi Belba.
Investimi përfshiu sistemimin e hapësirës përreth shkollës si dhe rrethimin duke rritur edhe më tej sigurinë e nxënësve që zhvillojnë mësim në këtë shkollë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.