Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mediu kundër Berishës për Presidentin e ri: Opozita të përcaktojë një trupë negociuese

17:11 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, pasi më 24 korrik Ilir Metës i mbaron mandati presidencial.

Në një intervistë për Ora News, Mediu dhe të gjithë deputetët e opozitës duhet të ulen për të përcaktuar një trupë të përbashkët negociuese, e më pas për të marrë vendimin nëse do hyjnë ose jo në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Mediu tha se nëse presidenti do të zgjidhet nga mazhoranca nuk do të jetë garant i unitetit të popullit, ndërsa shtoi se presidenti duhet të jetë mbi palët.

“Nuk janë negociata, së bashku me Dukën vajtëm dhe shprehëm një qëndrim të aleancës për ndryshim si grup parlamentar që opozita duhet të ketë një përfaqësi të vetme. Mendoj se opozita ka një detyrë që të mos diskutojë dhe të masë sinqeritetin e Edi Ramës por të vendosë në raport të sinqertë qoftë me Kushtetutën, qoftë dhe me qytetarët shqiptarë.

Të gjithë deputetët e opozitës duhet të ulen dhe të përcaktojnë një trupë të përbashkët negociuese, për të marrë ndoshta vendimin për të hyrë ose jo në negociata, për hyrë ose jo në proces. Duhet të negociojmë sipas Kushtetutës për një president që është mbi palët e cila duhet të vijë nëpërmjet konsensusit”, tha Mediu.

I pyetur për takimin e dy ditëve më parë me Taulant Ballën, Mediu sqaroi: “Ka qenë takim i shkurtër, ku ne thamë që opozitës nuk mund t’i caktohet se kush negocion nga ana e PS. Deputetët e opozitës duhet të kenë një trupë të përbashkët negociuese dhe prezantuam dy fusha që mendojmë se duhet orientuar për zgjedhjen e presidentit: Fusha politike diplomatike dhe fusha akademike, për të krijuar një autoritet sa moral dhe integritet për të qenë president i republikës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026

Betohet para Presidentit, Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie

11:23 / September 11, 2026

Merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Ervin Demo: Përgjegjësi e madhe, do të çojmë përpara prioritetet e qeverisë

11:17 / September 11, 2026

Rasti Veliaj bëhet temë në “Newsweek”, ish-diplomati i Trump: Drejtësia nuk duhet të përdoret si armë politike

11:14 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.