Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha thirrje DASH: Mos lejoni ambasadoren Yuri Kim të ndërhyjë në drejtësinë shqiptare

18:01 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KIM BERISHA 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që ambasadorja Yuri Kim të mos ndërhyjë ë proceset gjyqësore në Shqipëri.

Berisha ka reaguar sërish për përplasjen e tij me ambasadoren dhe ka përsëritur edhe njëherë se kryediplomatja po ndërhyn në proceset gjyqësore të Partisë Demokratike.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Berisha e konsideron një akt të rëndë dhe të papranueshëm ndërsa shton se gjykatat prezumohen të jenë të pavarura.

Postimi i Berishës:

Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot.
Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje twitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.
Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur.
Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.
I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.