Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për militarizimin e Serbisë dhe nëse është ky një shqetësim për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për Kosovën. Peleshi u shpreh se Shqipëria nga njëra anë si antare e NATO-s ka mbrojtjen e aleancës, ndërkohë që edhe Kosova është po kaq e mbrojtur nga fakti se në territorin e këtij vendi janë të pranishme forcat e KFOR-it.
Deklaratat Peleshi i bëri gjatë inspektimit të një ure të tipit “Bejl” nga Forcat e Armatosura dhe Bashkia Korçë. Ura u vjen në ndihmë 20 mijë banorëve të fshatrave të njësisë administrative Voskop, për të lëvizur më lirshëm në sipërfaqet e tokave të tyre bujqësore.
Postime te ngjashme
Add A Comment
