Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si e mësoi e fejuara vrasjen e Jurgen Kurtit, planet e tyre për martesë

23:02 / March 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti2 1024x1024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej afro 6 vitesh, Jurgen Kurti ishte i fejuar me partneren e tij Enxhi Ekonomi, me të cilën kishte thurur edhe planet për martesë.

Ai shfaqej vazhdimisht me të në rrjetet sociale, ku publikonte momentet e bukura që kalonin bashkë.

Një vit më parë ai e kishte shprehur edhe publikisht se ishte i fejuar dhe shumë i lumtur me partneren e tij.

Pas ekzekutimit mafioz, familjarët dhe e fejuara e Jurgen Kurtit janë mbledhur në vendin e ngjarjes, ku kanë shpërthyer në lot nga skena e krimit dhe lajmi i vdekjes së tij.

Enxhi Ekonomi, e shoqëruar nga familjarët e saj, nxitoi të hënën në mbrëmje të shkonte në shtëpinë e të fejuarit të saj.

Ndërsa u kërkonte policëve që ta lejonin të ngjitej lart në shtëpinë e tij, pasi nëna e Jurgenit ishte keq dhe donte t’i qëndronte pranë.

E teksa efektivët që mbronin zonën e rrethuar si skenë krimi nuk e lejonin të kalonte, vajza përsëriste me këmbëngulje kërkesën e saj, raporton Panorama.

Ajo ende nuk e dinte të vërtetën, i kishin thënë se Jurgeni ishte plagosur dhe ndodhej në spital.

Por pak momente pasi mbërriti në vendngjarje, ajo mësoi gjithçka. Ky ishte momenti ku askush nga ne nuk do kishte dashur të gjendej aty. Britmat e së fejuarës së Jurgenit, lutjet e të qarat e saj para policëve që lajmi të mos ishte i vërtetë, shtangën jo vetëm banorët e kalimtarët, por edhe gazetarë e operatorë që ndodheshin duke raportuar nga vendngjarja.

E duke parë një skenë të tillë, nuk është e vështirë për të kuptuar se në çfarë gjendje ndodhej nëna e Jurgenit në shtëpinë e saj, ku kishte shkuar vetëm pak minuta para ngjarjes dhe po priste të birin.

Jurgen Kurti njihej për jetën e tij të luksit, shoqërinë e zgjeruar me njerëz të botës së artit, biznesit, modës e më gjerë. Si një ish-model, ai kishte nisur që në moshë fare të re të shoqërohej me personazhe të njohur të botës së ekranit, madje ishte edhe menaxher i disa prej tyre. Ambicien e tij për t’u pasuruar nuk kishte ngurruar ta shprehte në intervista të ndryshme që kishte dhënë në media.

Enxhi Ekonomi Jurgen Kurti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.