Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmeti/ Flet sizmiologu Edmond Dushi: Kjo ishte goditja kryesore 

23:51 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edmond dushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sizmiologu i IGJEUM Edmond Dushi, në një lidhje telefonike për Klan News, thotë se tërmeti i fuqishëm në Bonje-Hercegovinë që u ndje edhe në vendin tonë, ka qenë goditja kryesore.

Sipas tij, tërmeti është ndjerë në të gjitha vendet e Ballkanit.

“Ka prekur vendet kufitare me vatrën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë por është ndjerë pothuajse në gjithë pjesën e Ballkanit, në pjesën veriore dhe veriperëndimore. Magnitudë paraprake 6 e shkallës Rihter dhe jemi duke pritur akoma një version të fundit për magnitudën, por duket qartë që është një tërmet i cekët dhe për rrjedhojë ka shkaktuar dhe një ndjeshmëri të konsiderueshme”.

Sipas sizmologut Edmond Dushi, pritet të ketë pasgoditje të tjera por në magnitudë më të ulët që mund të ndihen vetëm në zonat pranë vatrës së tërmetit.

“Kjo është goditja kryesore, jemi duke pritur është versioni paraprak që jep sistemi i IGJEUM. Ndërkohë jemi duke pritur version përfundimtar të vlerësimit të magnitudës dhe epiqendrës së tij, por është goditja kryesore dhe është ndjerë goxha gjatë për shkak të pranisë së valës sipërfaqësore që tregon që është një vatër e cekët.

Kjo duket të jetë goditja kryesore, atëherë gjithë pasgoditjet pritet të kenë një magnitudë më të ulët se sa goditja kryesore që do të thotë nuk do të ndihen, nuk do të kenë ndjeshmëri, do të ndihen vetëm lokalisht në zonën e vatrës së tërmeti.

Në rast se do të kemi goditje të cilat do të kenë magnitudë të krahasueshme, atëherë përsëri mund të kemi efekte por që duke marrë shkas nga fakti që kjo është një goditje kryesore deri tani, ne presim që të gjitha pasgoditjet të kenë një intensitet më të ulët përsa i përket ndjeshmërisë”.  

Tërmeti me magnitudë 5.7 goditi Bosnje-Hercegovinën mbrëmjen e së premtes dhe u ndje pothuajse në të gjithë Shqipërinë, por edhe në shtetet e tjera të Ballkanit.  

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.