Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet tashmë prej disa ditësh nnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Pas një sërë vizitave në Departamentin Amerikan të SHtetit si dhe institucione të tjera, Gjekmarkaj u prit në një takim edhe nga Kongresmeni amerikan Robert B.Anderholt, i cili njihet si një dashamirës i Shqipërisë.
Në një postimin në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se gjatë këtij takimi me kongresmenin shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë.
Postimi i plotë:
“Një takim i gjatë dhe i përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë. Shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë. Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë”
