Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta uron ortodoksët për Pashkën e Madhe: Drita që kurrë nuk perëndon të ndezë shpresën për ditë më të mira

20:59 / April 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
279181261 536424011186172 5752861568869721945 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një urim për te gjithë besimtarët ortodokse në vigjilje të Pashkës së Madhe. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se Vetëm me dashurinë brenda dhe përreth nesh dhe me shpresën e madhe, që na jep besimi i palëkundur në Zot, ne do të mund të hapim çdo derë, të rrëzojmë çdo mur, të mposhtim padrejtësitë e arrogancën dhe të kapërcejmë çdo vështirësi.

Postimi i Metës:

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!Më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja!Drita që kurrë nuk perëndon le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë.Ngjallja e Krishtit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i së mirës ndaj së keqes dhe i dashurisë mbi urrejtjen.Vetëm me dashurinë brenda dhe përreth nesh dhe me shpresën e madhe, që na jep besimi i palëkundur në Zot, ne do të mund të hapim çdo derë, të rrëzojmë çdo mur, të mposhtim padrejtësitë e arrogancën dhe të kapërcejmë çdo vështirësi.Të ndjekim shembullin e jetës dhe veprës së Krishtit, që na mëson se pavarësisht sakrificave që kërkohen, fuqia e dashurisë dhe e shpresës ka një energji që nuk mund të ndalet dhe as të shpërbëhet.Të mos harrojmë se vetë Biri i Perëndisë u përplas me djallëzitë, padrejtësitë, intrigat, pabesitë dhe tradhëtinë, me armiqësinë, gënjeshtrat dhe urrejtjet, por na dëshmoi se sa do të pathyeshme të duken, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë të mirën ta mposhtë të keqen.Siç na mëson edhe Ungjilli i Shenjtë: “Të bekuar janë ata, që kërkojnë dashurinë e Tij, që kapërcen çdo mendje”.NGA MOT GËZUAR PASHKËN!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.