Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Valdin Pjetri rikthehet si ekspert pronash: Sfida e kadastrave për të shkuar drejt digjitalizimit

20:30 / April 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valdrin pjetri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vladrin Pjetri i ftuar në një emision në “MCN” foli për Kadastrën dhe risitë që do të sjellë digjitalizimi. Ai, si një ish-drejtues Kadastre tha se digjitalizimi dhe përfshirja e portalit “e Albania” ka shkurtuar kostot dhe efikasitetin për qytetarët.

Pjetri tregoi po ashtu dhe qytetet që kanë pasur më së shumti problematika në regjistrimet e pronësisë dhe që janë të predispozuara sipas tij që të ketë shkallë më të lartë korrupsioni.

“Më parë qytetari duhet të takonte punonjësin e zyrave të shtetit, të sillte dokumentet fizikisht, ti sillte fizikisht. Tashmë me krijimin e e- albania qytetari nuk shkon më fizikisht, por mjafton një aplikim dhe aty lë gjurmë. Kjo kërkesë, adresohet punonjësit të ASHK dhe më pas në zyrat e ASHK dokumentohet informacioni dhe përgjigja sillet nëpërmjet e Albania-s. Qëllimi ishte të largohej kontakti fizik i qytetarit me punonjësin e shtetit. Në shumë raste është konstatuar se kjo nxit korrupsionin. Kur nuk është ky kontakt, punonjësi i shtetit është i detyruar që atë që ka kërkuar qytetari ta përpunojë. Punonjësi i ASHK që nuk përcakton afatet e parashikuara, atëherë është në shkelje. Kur qytetari aplikon atëherë le gjurmë. Aty duket qartë se shërbimi i ofruar ka qenë brenda afateve apo… Kur ka dalje nga afatet është problem. E-albania lehtëson shumë ndërveprimin. Dokumenti i dhënë ka firmë elektronike dhe i jep vlefshmërinë juridike”, tha Pjetri.

Ai tregoi qytetet që kanë pasur problematikat më të larta:

“Kadastrat apo zyrat që janë në zonat që kanë interesa më të mëdha, si Durrës, Vlorë Shëngin janë të bazuara në shumë interesa. Atje ka tendencë për abuzime, ndaj dhe vëmendja ka qenë te zyrat e problemit. Kadastra e Vlorës ka hasur problematikën e regjistrimit fillestar. Kjo ndihmon edhe investitorët”.

Digjitalizimi është e ardhmja sipas Pjetrit dhe ai theksoi se duhet punuar dhe shkuar gjithnjë në këtë drejtim.

“Shqipëria është rritur në klasifikim në shërbimet e ofruara online. Duhet shkuar drejt shërbimeve online. Kjo është më e mira, ka problematikat e veta. Online shkon paralel dhe një arkivë digjitale. Institucionet duhet të kalojnë në digjitalizim. Ka miliona dokumente, këto janë në arkivat tona. Duke i kaluar edhe në format digjital ia shtojmë sigurinë juridike, jetëzgjatjen”, u shpreh ai.

ekspert pronash Valdrin Pjetri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.