Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka marrë një dëmtim serioz në ndeshjen e fundit të Espanyol dhe tashmë atij do t’i duhet të bëjë një ndalesë të gjatë.
Mësohet se mesfushori pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tetë javë, si pasojë e problemeve në gju.
Për fat të mirë, Bare e ka shmangur operacionin, por sërish i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Ndërkohë, për shkak të këtij dëmtimi, fieraku do të humbasë me shumë mundësi edhe ndeshjet që Shqipëria do të luajë në Nations League në muajin qershor.
