Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nikollë Lesi: Meta do të kandidojë kundër Veliajt për Bashkinë e Tiranës

14:18 / April 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Nikoll Lesi1635804463
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një shkrim për gazetën “Koha Jonë”, Nikollë Lesi shprehet se Ilir Meta po përgatitet për të kandiduar për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës. 

Sipas Lesit, Meta është kandidaturë e fortë e opozitës përballë Veliajt, për të cilin thotë se është i pathyeshëm. 

Shkrimi i plotë i Lesit

Dje nga burime pranë opozitës PD-LSI doli lajmi se Ilir Meta do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore për kryebashkiak të Tiranës. Kandidimi në emër të gjithë opozitës, thanë burimet.

Pavarësisht se sot është President deri me 24 korrik të këtij viti, por Ilir Meta nuk e lë fatin e tij politik në mëshirë të fatit. Duke qenë lojtar luftëtar ai kërkon përballjen. Deri në vitin 2025 kur janë zgjedhjet parlametare, nuk i pritet. Në maj të vitit të ardhshëm janë zgjedhjet vendore dhe synimi për të marrë bashkinë e Tiranës, ku janë mbi 1 milionë banorë, do të jetë impenjimi maksimal i tij.

Por Erion Veliaj ka ngulur rrenjët shumë thellë në Tiranë. Ai e ka shpallur vetë kandidaturën. Të ndeshësh me Veliaj duhet kurajo e madhe, sepse ke përballë mur të lartë, por Meta nuk ia përton për ta shembur murin Veliaj, thanë burimet në opozitë.

Ndërkohë që lajmi doli mbrëmë, nuk kanë pushuar sms-të dhe telefonatat, nëse kjo e Ilir Metës është bllof apo ka të vertetë brenda. Nga kampi i opozitës e konfirmojnë se vetëm Ilir Meta mund ta marrë bashkinë e kryeqytetit, sepse kandidaturat e tjera i “ha me qofte lali Eri”.

Sot Veliaj ka postuar foto nga një takim me të rinjtë nga Ballkani Perëndimor që kanë ardhur për të parë Tiranën e Lali Erit, e cila ka ndryshim drastik.

Ja se çfarë shkruan Veliaj: “24 të rinj nga BALLKANI PERËNDIMOR vizituan #EuropeanYouthCapital2022.

Ata morën pjesë në edicionin e 5-të të “Youth Trail, organizuar nga OSBE, nën moton “Së bashku për Sigurinë”.Faleminderit për vizitën dhe mos harroni t’u rrëfeni edhe miqve tuaj për Tiranën e bukur!”.

“Mos harroni tju tregoni miqve tuaj për Tiranën e bukur”- nënvizon Erion Veliaj.

Nënteksti se kaq të mirë e të bukur nuk mund ta bëjë asnjë tjetër përveç Lali Erit, qoftë edhe Ilir Meta!

Por nxjerrja e emrit të Ilir Metës një vit para zgjedhjeve vendore duket si një orkestrim nga opozita për të treguar se PD-ja po riorganizohet dhe se pas largimit me 24 korrik të Ilir Metës nga presidenca, do të jetë një dyshe e fortë Berisha-Meta. Natyrisht kundër Ramës.

Synimi për të marrë bashkinë më të madhe në Shqipëri, ku ndërthuren interesa të mëdha ekonomike sikurse edhe politike, duket se do të jetë fronti kryesor nga dyshja Berisha-Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.